Lajme

Veteranët ofertën përmbajtjesore të Qeverisë do ta pranojnë javën tjetër, thotë Kurti


Avni Klinaku dhe Albin Kurti

Javën tjetër pritet që Qeveria e Kosovës, të dorëzojë oferton veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ditë më parë kanë shprehur indinjatën e tyre kundër lënies jashtë të kësaj kategoria nga Projektligji për pagën minimale.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, i cili ka thënë fjalët veteran dhe luftëtar e çlirimtar nuk duhet të jenë në një fjali me pagë.

Pasi sipas tij paga nuk merret për diçka që është bërë para 23 vjetëve, dhe rrjedhimisht veterani merr beneficion, beneficion i cili duhet të jetë më i lartë se paga minimale.

“Por, për këtë kam kërkuar që paraprakisht të bëhet një rregullim i listave sepse duhet të vijmë tek e vërteta historike ashtu siç ka qenë. Nuk kemi nevojë ta shtojmë numrin e veteranëve që të ndihemi krenarë”, ka thënë Kurti të shtunën.

Qeveria me udhëzim administrativ për çmimet e naftës

Kurti, është treguar i prerë për sa i përket kërkesave të partive opozitare për heqjen e akcizës dhe TVSH-së në derivateve, pas rritjes enorme të çmimit të saj, pasi sipas tij një politik e tillë është e padobishme, meqë me këtë përfitojnë tregtarët.

“Heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme pasi nuk u ndihmon atyre që janë në nevojë dhe rasti i Gjermanisë ka treguar se çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës nuk u ndihmon qytetarëve, përkundrazi mund t’i rrisë fitimet e tregtarëve. Ne synojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët e Kosovës dhe jo duke bërë hamendësime të cilat në fund shndërrohen në superprofit për tregtarët dhe aspak lehtësime për qytetarët”.

Lidhur me këtë, kryeqeveritari ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitu një udhëzim administrativ.

“Qëllimi ynë është që t’i mbrojmë konsumatorët pasi naftën e importojmë dhe njëkohësisht më pastaj të kujdesemi edhe që tregu të mos deformohet, pra të ketë konkurrencë të barabartë në treg”, është shprehur Kurti.

Çmimi i naftës aktualisht në Kosovë sillet rreth 1.9 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore