Kosova

Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro, thotë KESCO


Ilustrim

Kompania për furnizim me energji elektrike ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri më tani u janë lexuar njehsorët, dhe sipas KESCO-s, 86 për qind e tyre kanë pranuar fatura nën 100 euro, kjo pas raportimeve se një numri të madh qytetarëve u kanë ardhur faturat me shuma marramendëse për muajin dhjetor.

“Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, kanë shkruar nga KESCO në llogarinë e tyre në Facebook.

“Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”, kanë shtuar.

Nga KESCO kanë theksuar se ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike “s’është e rastësishme, por e qëllimshme”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore