Lajme

Vërshime në Gjakovë e Rahovec


Reshjet e shiut të premten kanë shkaktuar vërshime në rajonin e Gjakovës dhe atë të Rahovecit.

Bazuar në videot që janë publikuar në rrjetet sociale, lumi Erenik në Gjakovë ka dalë nga shtrati.

Gjendje jo e mirë, siç përshkruhet në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, është edhe në shtëpitë e rrugët e qytetit.

Në Gjakovë po raportohet se uji ka hyrë në shtëpitë e shumë banorëve.

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit të Gjakovës. Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji.

Situata e njëjtë është edhe në rajonin e Rahovecit.

Rahovecit është përfshirë nga vërshime të mëdha, çka ka bërë që rrugët të jenë ta pakalueshme si nga veturat, ashtu edhe nga këmbësorët.

Ndërkohë, në fshatin Sopniq të Rahovecit, uji ka mbuluar rrugën. Edhe në disa fshatra të kësaj komune janë raportuar për vërshime.

Nga shirat e rrëmbyeshëm edhe një rrugë fushore në Nagac të Rahovecit ka pësuar një çarje të thellë.

Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që nga mbrëmja e së premtes.

Një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore