Jetesë & Stil

Veprimi i çuditshëm i North West-it nxitë reagime në rrjet pasi ha qepë të paqëruara


Vajza e Kim Karaashian, North West, po vazhdon të marrë vëmendje mediatike, duke u bërë kryetitull i mediave rozë.

Kësisoj, së fundmi fansat u tërbuan pasi vajza e Kim, North West, gëlltiti një qepë të papërpunuar si një mollë në episodin e ri të “The Kardashians”.

Dyshja nënë-bijë po bënin sushi dhe pulë të skuqur në kuzhinën e tyre kur 10-vjeçja vendosi të hante një kafshatë të madhe nga një qepë e ëmbël e paqëruar, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“A mund ta hash ashtu?”, e pyeti Kim vajzën e saj, derisa përtypte qepën e paqëruar.

“A dëshiron pak?”, ia ktheu North, derisa Kim u shpreh duke thënë “jo, faleminderit”.

Më pastaj, duke iu drejtuar kamerave, Kardashian tha për vajzën e saj se – “ajo ha perime si mollë”.

Shikuesit e tronditur vërshuan në Twitter për të ndarë reagimet e tyre ndaj veprimeve të çuditshme të North-it.

“North West, ha qepë si mollë. Nëse kjo nuk shpjegon gjithçka për të si fëmijë, atëherë se di se çfarë. Një ikonë e vogël”, shkroi një person në Twitter.

“North duke ngrënë një qepë të papërpunuar si një mollë e bën atë personin më të frikshëm në botë #TheKardashians”, tha një person i dytë me shaka.

Një tjetër shkroi, “North West është një lloj i veçantë. Duke ngrënë një qepë sikur të jetë një mollë???”.

Kim e ndan North-in me ish-bashkëshortin e saj, rep artistin, Kanye West, nga i cili paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021.

Ata janë gjithashtu bashkë-prindër të djemve, Saint dhe Psalm, si dhe vajzës Chicago.

Ylli i hitit “Stronger”, u martua me Bianca Censori në dhjetor të vitit 2022, më pak se një muaj pas finalizimit të divorcit nga Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore