Sport

Veprim anti-sportiv nga basketbollisti serb ndaj pronarit të Phoenix Suns (VIDEO)


Basketbollistin serb, Nicola Jokic-in, nuk e mbajtën nervat në ndeshjen e mbrëmshme në NBA, ku skuadra e tij që skuadra e tij, u mposht me rezultat 129:124 nga Phoenix Suns.

Një nga basketbollistët e Suns përfundoi te spektatorët në përpjekje për të arritur topin që po dilte jashtë fushës.

Në këtë moment, basketbollisti serb shkoi të merrte topin për të rinisur shpejt lojën.

Ai shtyn me bërryl një person për t’ia tërhequr me forcë topin tifozit që e mbante në duar.

Në fakt, personi ndaj të cilit kreu veprimin ishte vetë pronari i Phoenix Suns, Mat Ishbia.

Reagimi i tifozëve në radhët e para por edhe i basketbollistëve të Suns ishte i menjëhershëm.

Jokic ia hodhi vetë me një faull teknik, ndërsa pas ndeshjes u justifikua se veprimi i tij ndodhi pas “tifozi” e kishte shtyrë i pari.

Megjithatë, në pamje nuk duket se pronari i Suns e kishte bërë një gjest të tillë, por e gjitha ishte nga Jokic.

Ndërkaq, Jokic ishte basketbollisti më i mirë në parket, duke e mbyllur ndeshjen me 53 pikë, 11 asistime e katër kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore