Kultura

Veprat e para artistike të krijuara ndonjëherë


Epoka më e vjetër e historisë së njerëzimit është ajo e gurit.

Shpellat dhe strehët nën mure të shpellave kanë qenë hapësirat ku ata kanë jetuar.

Besohet se njerëzit kanë jetuar në grupe apo bashkësi, në kushte shumë të vështira. Interesi kryesor i tyre kanë qenë shtazët.

Kështu shtazët janë edhe figurat e para të artit, që njerëzit e kohës së gurit kanë bërë.

Ato janë të gdhendura, të vizatuara apo të pikturuara me ngjyra të dheut, në muret dhe tavanet e shpellave.

Format kryesore në këto vepra arti ishin vizatimi, hija dhe forma.

Pikturat parahistorike u zbuluan për here të parë në vitin 1878 në një shpellë të quajtur Altamira, në Spanjë.

Derisa Don Marcelio gërmonte tokën për gurë, vajza e tij 12-vjeçare Maria pa disa figura të kafshëve të pikturuara me vija të zeza dhe të mbushura me ngjyra të ndezura të tokës.

Bizoni i plagosur (pikturë në shpellë) Altamira, Spanjë rreth 15.000 vite para erës së re.

Dhe kur mendohet se përse këto piktura janë të mbrojtura dhe të pa prekshme për mijëra vite, rezulton me faktin se ato kurrë nuk ishin bërë në hyrje të shpellave, por shumë thellë nga hyrjet.

Tek disa piktura është pothuajse e pamundur të arrihet.

Demi i zi në shpellën Lascaux Francë 15.000-10.000 p.e.r

Njerëzit e parë mendohet që kanë besuar se në bazë te vizatimit, kafshët do të kapen më lehtë, ndërsa duke e vrarë me shtiza kanë menduar se kanë vrarë shpirtin e kafshës të cilën e kanë vizatuar.

Hulumtuesit këtë ndërlidhje në mes të vizatimit dhe natyrës e kanë quajtur “magji e simpatisë”.

Kali, Pikturë shpelle, në Lascaux, Francë, Gur gëlqeror 15.000 p.e.r
Rinoqeronti, njeriu i plagosur dhe Bizoni, shpella Lascaux Francë 15.000 p.e.r

Mbresëlënëse është edhe piktura në shpellën Lascaux (Dragonj) të Francës e cila është zbuluar rastësisht në vitin 1940 nga një grup fëmijësh, qeni i të cilëve ka rënë në një gropë, e cila i ka dërguar ata në një hapësirë nëntokësore.

Shpella Lascaux në Francë
Bizoni, derri, kuajt, bagëtia 15.000 p.e.r
Gjatësia e demit afërsisht 3.5m

 

Loja ritualeve rreth 15.000-10.000 p.e.r
Gdhendur në mur
Lartësia e figurave afër 25cm
Shpella Addaure afër Palermos Sicili

Këto vizatime të gdhendura, tregojnë figurat e njerëzve në lëvizje të cilat bëjnë një lojë ndërsa afër tyre ndodhen disa kafshë.

Përveç vizatimit dhe pikturës, karakteristikë e asaj periudhe kanë qenë edhe skulpturat.

Dy bizonët, Shpellë në Arigo, Francë 13.000 p.e.r. Materiali që është përdorur Argjilë, gjatësia 60cm

Gratë kanë qenë shpesh subjekt në skulpturat parahistorike, si Venera e Vilendorfit.

Është njëra nga skulpturat më të njohura, nuk ka karakteristika të fytyrës sepse theksi qëndron në aftësitë riprodhuese të femrës.

Venera e Vilendorfit rreth 15.000-10.000 p.e.r
Materiali gurë, lartësia 11.1 cm
Muzeu historiko-natyror, Vjenë, Austri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore