Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë, ku në vëmendje të takimi ishte rijetëzimi i Industrisë Ushtarake dhe modernizimi i Forcave të Armatosura.
Në takimin me ambasadoren e Francë, Catherine Suard, ministri Vengu shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, modernizimit si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e Edukimit dhe Trajnimit.
Gjatë bisedës me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, ministri i Mbrojtjes e informoi për zhvillimet e fundit në fushën e Industrisë së Mbrojtjes, si edhe proceset e modernizimit. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjet dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës.
Në këtë takim, ministri Vengu dhe ambasadori britanik vlerësuan maksimalisht stërvitjen ushtarake të përbashkët “Corridor VIII Response”, që po zhvillohet në territorin shqiptar, në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Evropës Juglindore.
Ndërsa në takimin me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov, u vlerësua kontributi i trupave shqiptarë në Grup-Batalionin e NATO-s në Novo Selo. Ministri Vengu dhe ambasadori bullgar ranë dakord të vijojnë ndërveprimin e përbashkët në mbështetje të promovimit të Korridorit VIII, si një nyje e rëndësishme lidhjeje sigurie mes Adriatikut dhe Detit të Zi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Kumbaro e quan ‘të suksesshëm’ sezonin veror 2024
-
Trump refuzon thirrjen e Harris për debat të dytë, thotë se “është tepër vonë”
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion