Lajme

Vendoset sot – do mbesin shqiptarët pa përfaqësim në Parlamentin e Serbisë, apo jo


Vendvotim

Këtë të premte do të kuptohet përfundimisht nëse Shaip Kamberi do të përfaqësojë përsëri shqiptarët në Parlamentin e Serbisë, apo përfundimisht shqiptarët në Serbi do të mbetën pa asnjë deputet në këtë mandat legjislativ.

Votimi po përsëritet në Tërnoc, komunën e Bujanovict, në qendrën e votimit numër 6.

Një numër i madh i parregullsive ishin vërejtur në votimin e kaluar.

Janë parë një numër i madh i rasteve të votimit pa vërtetim identiteti, me dyshime se është bërë votim me letërnjoftim të të tjerëve, raste të votimit kolektiv, tentativa për të votuar nga persona që nuk janë në listën zgjedhore, si dhe raste të të njëjtët persona që votojnë më shumë se një here.

Shaip Kamberi

Disa votues nuk mundë të votonin, sepse në ekstraktin e listës së zgjedhësve në vendin e tyre ishin nënshkrimet e dikujt tjetër. Gjithashtu ka pasur edhe ndërprerje të votimit për 26 minuta.

Por, siç raportohet nga mediat serbe, edhe këtë të premte nuk është se procesi ka filluar në mënyrën më të rregullt.

“Vendvotimi numër 6 në Bujanoc, ku sot po përsëritet votimi për herë të dytë, është hapur me vonesë të vogël”, thuhet nga vëzhguesit.

Pas shpalljes së rezultatit në këtë qendër votimi, do të shpallen edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, e me këtë edhe konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë në Serbi.

Gjithashtu, nga rezultatet e zgjedhjeve varet edhe nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të hyjë në parlament.

Shaip Kamberi, kandidati për deputet, ka marrë përkrahjen e gjithë liderëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Dita e sotme është quajtur vendimtare dhe historike.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore