Vendoset armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik
Një top zjarri shpërthen si rezultat i një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë në qytetin e Gazës të shtunën. Kredite: Ashraf Amra / AFP
albanianpost
07.08.2022 15:25Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti është vendosur të fillojë në orën 20:00.
Kjo, mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Xhihadit Islamik (PIJ).
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar një zyrtar palestinez.
Ndërmjetësuesit egjiptianë propozuan fillimisht një armëpushim në Gaza që do të hynte në fuqi në orën 22:00.
Kjo, sipas një burimi egjiptian të sigurisë, duke shtuar se Izraeli kishte rënë dakord ndërsa Kajro ishte ende duke kërkuar një përgjigje palestineze.
Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli apo militantët palestinezë.
Palët kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit të Gazës që nga e premtja e 5 gushtit.
Një burim politik izraelit konfirmoi gjithashtu më herët se po zhvilloheshin bisedime nga ndërmjetësit egjiptianë për të arritur një armëpushim dhe për t’i dhënë fund operacionit të Izraelit në Rripin e Gazës.
Por koha është e kufizuar, paralajmëroi një burim diplomatik egjiptian, duke shtuar se “me kalimin e kohës dhe përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, shanset që Hamasi t’i bashkohet luftës rritet”.
Sipas vlerësimit të tyre, “nëse nuk ka armëpushim brenda 48 orëve, Hamasi do t’i bashkohet luftimeve”.