Lajme

Vendimi i Qeverisë për targat, Bërnabiç: Është një formë tjetër e presionit ndaj serbëve


Ana Bërnabiç

Për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, vendosja e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë sa i përket targave dhe kalimit të qytetarëve serbë nga Serbia për në Kosovë, është vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve në Kosovë.

Ajo duke legjitimuar, fjalët kërcënuese të presidentit Aleksandër Vuçiç, kundrejt Kosovës pak orë pasi Qeveria vendosi reciprocitetet në fjalë, ka thënë se ky i fundit ka folur shumë qart dhe hapur, duke aluduar kështu që Vuçiç ka pasur plotësisht drejtë.

“Ai [Vuçiç] foli thelbin e asaj që ka ndodhur me vite e dekada dhe mënyrën se si trajtohen serbët në Kosovë, jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga shumica e shteteve perëndimor, përfshirë edhe BE-në”, ka thënë Bërnabiç gjatë një paraqitjeje në mediumin pro-qeveritar në Serbi, Tv Pink.

Bërnabiç, e cila jo rrallë herë viktimizohet kur fjala është për Kosovën, ka përmendur mos-lejimin e referendumit serb në Kosovë si dhe zgjedhjeve të përgjithshme serbe, duke përshkruar kështu me fjalë të tjera “se sa shumë janë duke u diskriminuar” serbët në Kosovë.

“Targat janë vetëm një formë presioni, kur thonë se do t’i heqin nga përdorimi veturat të cilët nuk do t’i  aplikojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës, çfarë do të bëjnë serbët atëherë do të detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre, ky është thelbi dhe prandaj Vuçiç thotë se nuk do të lejoj një gjë të tillë”, ka shtuar ajo.

Kryeministrja e Serbisë, ka folur edhe për nënshkrimin e udhërrëfyesit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë javë më parë, duke e quajtur marrëveshjen në fjalë si fitore pasi sipas saj, me këtë serbët në Kosovë do ta kenë pavarësinë e tyre energjetike.

“Por parakushti për atë marrëveshje ishte Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, dhe të gjithë ata që janë garantues thanë se meqë nuk ka Asociacion, le të gjejmë një rrugë tjetër”, është shprehur ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore