
Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të enjten e 2 shkurtit me fillim nga ora 14:00.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), kurse informimi i DHSK-së për media do të bëhet në 16:30.
Në shkallën e parë, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 euro.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në Prishtinë më 25 dhe 26 shtator 2020. Ata u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë pasi kishin rrjedhur disa dokumente konfidenciale nga Gjykata Speciale.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, më 11 dhjetor 2020, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve ndërsa aktakuza u bë publike më 14 dhjetor të të njëjtit vit.
Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II ndërsa gjykimi filloi më 7 tetor 2021.
ZPS-ja më 10 nëntor 2021, përfundoi paraqitjen e provave të saj. Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.
Trupi Gjykues më 18 maj 2022, i shpalli fajtorë dy të akuzuarit për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për frikësim të dëshmitarëve.
Gucati dhe Haradinaj dorëzuan njoftime për apel më 17 qershor 2022. Më 5 korrik 2022 u mbajt konferenca para apelit. Seancat e apelit u mbajtën më 1 dhe 2 dhjetor 2022.
Haradinaj ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit ndërkaq Gucati ishte paraqitur në këtë seancë përmes video-lidhjes, pasi i njëjti ishte nënshtruar një operacioni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës