Lajme

Vendet nordike planifikojnë mbrojtje të përbashkët ajrore


Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka thanë të premten se kanë nënshkruar për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike.

Kjo e fundit, synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

“Synimi është që të jemi në gjendje të operojmë së bashku bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO”, sipas deklaratave të forcave të armatosura të katër vendeve.

Lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, tha për Reuters komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një vend të madh evropian”, tha Dam.

Norvegjia ka 57 avionë luftarakë F-16 dhe 37 avionë luftarakë F-35 me 15 të tjerë nga këta të fundit me porosi.

Finlanda ka me porosi 62 avionë F/A-18 Hornet dhe 64 F-35, ndërsa Danimarka ka me porosi 58 F-16 dhe 27 F-35.

Suedia ka më shumë se 90 avionë Gripens.

Nënshkrimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani javën e kaluar u ndoq nga shefi i Komandës Ajrore të NATO-s, gjenerali James Hecker, i cili gjithashtu mbikëqyr Forcat Ajrore të SHBA-ve në rajon.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike vitin e kaluar.

Por procesi është penguar nga Turqia, e cila së bashku me Hungarinë ende nuk i kanë ratifikuar anëtarësimet.

Komandantët e forcave ajrore nordike diskutuan fillimisht bashkëpunimin më të ngushtë në një takim në nëntor në Suedi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore