Biznes

Vëllezërit, të cilët fituan miliarda në firmën farmaceutike, nuk ndalen


Vëllezërit Germano dhe Giammaria Giuliani janë ende duke vënë bast në sektorin e shëndetësisë që e ktheu familjen e tyre një nga më të pasurit në botë.

Kjo edhe pasi kaluan një pjesë të pasurisë së tyre në financa, teknologji dhe udhëtime.

Referuar të dhënave të përpiluara nga agjencia e lajmeve, “Bloomberg”, fondet e investimit për vëllezërit miliarderë vënë 133 milionë dollarë në një gjysmë duzine apo më shumë biznese të përqendruara në shëndet.

Shifra përllogaritet të jetë që nga fillimi i vitit 2020 deri në muajin korrik.

Prej tyre, 100 milionë dollarë përfshihen në Cambridge, kompanitë e terapisë së qelizave me bazë në Massachusetts, ElevateBio dhe AlloVir Inc.

Kjo, sipas një regjistrimi rregullator nga Nogra Group.

Firma me bazë në Luksemburg menaxhon investimet për vëllezërit, duke përfshirë pjesën më të madhe të zotërimit të tyre prej afro 2.2 miliardë dollarësh në Royalty Pharma Plc me bazë në New York.

Vitin e kaluar, Nogra ndau 35 milionë dollarë për ElevateBio dhe shtoi një shtesë prej 22.4 milionë dollarësh në mars, kur kompania mblodhi 525 milionë dollarë nga investitorët, duke përfshirë Softbank Group Corp.

“Bloomberg” tregon se, afro katër milionë dollarë, u investuan po atë muaj në Manual, një startup shëndetësor i burrave me qendër në Londër.

Kurse 10 milionë dollarë u investuan në muajin qershor në firmën bioteknologjike të quajtur EdenRoc Sciences.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, vëllezërit posedojnë një vlerë neto prej rreth katër miliardë dollarë.

Stërgjyshi i Germanos dhe Giammaria shpiku një ilaç me bazë barishte në Italinë e tyre të lindjes rreth 130 vjet më parë për të ndihmuar tretjen.

Në vitin 1996, familja merrte të ardhura nga biznesi i tyre i kujdesit shëndetësor në Royalty Pharma, e cila blen honorare farmaceutike nga institucionet akademike dhe prodhuesit e drogës dhe tani është pasuria më e madhe e listuar e vëllezërve.

Që nga oferta publike fillestare e vitit 2020, aksionet e Royalty Pharma janë rritur me 32 për qind, duke i dhënë Giulianis kthime prej të paktën 150 për qind në pesë vitet e fundit.

49-vjeçari Germano dhe 43-vjeçari Giammaria mbajnë edhe një aksion me vlerë rreth 415 milionë dollarë në Zug, HBM Healthcare Investments AG me qendër në Zvicër.

Gjithashtu kanë blerë aksione të Alphabet Inc., JPMorgan Chase & Co dhe Booking Holdings Inc. përmes fondeve Nogra.

Bazuar te të dhënat e “Bloomberg”, Nogra ka marrë më shumë se 200 milionë dollarë dividentë në dekadën e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore