Pajisje

Vëllezërit siamezë brazilianë ndahen me sukses me ndihmën e realitetit virtual


Vëllezërit siamezë brazilianë janë ndarë me sukses me ndihmën e realitetit virtual.

Tre vjeçarët Bernardo dhe Arthur Lima iu nënshtruan operacioneve në Rio de Janeiro, me drejtim nga spitali Great Ormond Street në Londër.

Mësohet se ekipit iu deshën muaj duke provuar teknika me projeksione të realitetit virtual të binjakëve.

Sipas kirurgut Owase Jeelani, ku ka qenë një nga proceset më komplekse të ndarjes të përfunduar ndonjëherë.

Për herë të parë, kirurgët në vende të veçanta mbanin kufje dhe operuan së bashku në të njëjtën “dhomë të realitetit virtual”.

Vëllezërit u operuan shtatë herë, duke përfshirë më shumë se 27 orë kohë operacioni vetëm në operacionin përfundimtar dhe pothuajse 100 veta staf mjekësor.

Kirurgu Jeelani ka thënë se përfundimi me sukses i operacionit përfundimtar është “tejet qetësues për kirurgët”.

“Në një farë mënyre, këto operacione konsiderohen si më të vështirat e kohës sonë”, ka thënë ai.

Sipas tij, përpjekjet e pasuksesshme të mëparshme për të ndarë djemtë nënkuptonin se anatomia e tyre ishte e ndërlikuar dhe se kishte frikë për procedurën e rrezikshme.

Jeelani ka treguar se ishte “absolutisht i shkatërruar” pas operacionit 27-orësh, ku bëri vetëm katër pushime 15-minutëshe për ushqim dhe ujë.

Por e gjitha ishte “e mrekullueshme” kur pa familjen që ndjehej sikur ishte në një botë tjetër pas operacionit.

Kjo ishte procedura e gjashtë e ndarjes së Jeelani-t. Më parë ka operuar vëllezër siamezë nga Pakistani, Sudani, Izraeli dhe Turqia.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore