
Roger E. Mosley, i njohur për rolin e tij si pilot i helikopterit në serialin televiziv të CBS “Magnum PI”, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar, vajza e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pa dhënë detaje rreth vdekjes.
“Ai ishte i rrethuar nga familja teksa kaloi në paqe. Nuk mund të vajtojmë kurrë një njeri kaq të mrekullueshëm. Ai do të urrente çdo të qarë që bëhet në emër të tij. Është koha për të festuar trashëgiminë që ai la për të gjithë ne. Të dua babi, edhe ti me ke dashur mua. Zemra ime është e rënduar por jam e fortë. Unë do të kujdesem për mamin, dashurinë tuaj gati 60 vjeçare. Ti më rrite mirë dhe ajo është në duar të sigurta. Pusho i qetë”, ka shkruar ajo.
I lindur në Los Anxhelos më 18 dhjetor 1938, Mosley u rrit në Watts dhe ishte student në shkollën e mesme Jordan.

Në moshën 33 vjecare, ai filloi të shfaqej në ekrane duke luajtur role të vogla në “Cannon” dhe “Longstreet”. Ai vazhdoi të luajë Monk në “Terminal Island”, së bashku me Phyllis Davis dhe Tom Selleck.
Pas një sërë rolesh në fund të viteve 1970, koha e Mosley-t kishte ardhur, pasi fitoi rol në “Magnum PI”, si një pilot helikopteri që drejtonte një biznes turistik.
Personazhi i tij shpesh shfaqej së bashku me Orville “Rick” Wright, të luajtur nga Lawrence Francis Manetti. Mosley gjithashtu drejtoi dhe shkroi një episod të serialit origjinal.
Nga ana e filmit, Mosley vlerësohet për punën e tij në filmat e Blaxploitation si “The Mack”, “Hit Man”, “Sëeet Jesus”, “Preacherman”, “Darktoën Strutters” dhe “The River Niger”.
Ai gjithashtu luajti një nga rolet kryesore në filmin televiziv të vitit 1979 “The Jericho Mile”, i cili ishte debutimi artistik i Michael Mann.
Mosley ka lënë pas partneren e tij, Toni Laudermick, dhe tre fëmijët e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Barack Obama dërgon shënime për skenarin e filmit të ri të Netflix
-
Ndërrohet data e publikimit të “The Exorcist”, shkas premiera e dokumentarit “Taylor Swift: The Eras Tour”
-
Vdes në moshën 82-vjeçe aktori i “Harry Potter”, Sir Michael Gambon
-
Aktori shqiptar Genc Jakupi tanimë pjesë e serialit amerikan “The Walking Dead: Daryl Dixon”
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan