Kosova

Vdes një foshnje nga COVID-19 dhe 170 raste të reja


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 ku në një nga të vdekurit bënë pjesë një foshnje një vjeçare, po ashtu janë dhe 170 persona të tjerë të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 2,545 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 389 pacientë, duke e çuar në 97 mijë e 57 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 35 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 022 kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 156.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore