Vdes një 26-vjeçar nga Suhareka, dyshohet se u vra me armë AK-47

SHFLETO

Ilustrim

 

Valon Rashiti
02.05.2022 20:38
Loading Icons...

“Një 26-vjeçar ka vdekur në Suharekë nga plagët e marra nga arma zjarrit në fshatin Greikoc të Suharekës”, tha Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit për Albanian Post.

Sipas tij, rreth orës 15:55, Spitali Rajonal i Prizrenit ka pranuar një pacient në gjendje të rëndë.

Por, Gashi ka potencuar se përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”” shtoi ai.

Gashi ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe po merren me detajet e rastit.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.