
Djali i aktorit dhe regjisorit të njohur amerikan, Michael Madsen – Hudson, ka vdekur në moshën 26-vjeçare, ndërsa autoritetet lokale po dyshojnë se ka bërë vetëvrasje.
Sipas tabloideve amerikane, raportohet se 26-vjeçari u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në ishullin Oahu të Hawait.

“Mund të konfirmoj se Hudson Lee Madsen, 26 vjeç, vdiq nga një plagë me armë zjarri në kokë në një vetëvrasje të dyshuar në ishullin Oahu”, tha për revistën, The Sun, një zëdhënëse e Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor në Honolulu.
Michael është gjithashtu baba i djemve Calvin, dhe Luke, të cilët i ndan me gruan e tij, aktoren e “The Price of Air”, DeAnna Madsen.
Ai gjithashtu ndan djalin Christian dhe Max, me ish të dashurën e tij, Jeannine Bisignano.
Gjithsesi, profili i Hudson në Facebook tregon se ai jetonte në Wahiawa të Hawaiit, me gruan e tij, Carlie.
Sipas fotove të postuara në faqet e tij në rrjetet sociale, ai shërbeu në ushtrinë amerikane dhe kaloi kohë edhe në Afganistan.
Madsen, vendas i Çikagos, ishte subjekt i një filmi biografik, “American Badass: A Michael Madsen Retrospective”, i publikuar në vitin 2021 nga Playmaker Pictures, ku janë paraqitur Tarantino, John Travolta dhe Daryl Hannah.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?