Film

Vdes aktorja e “Cheers” dhe “Sex and the City”, Frances Sternhagen


Frances Sternhagen, aktorja fituese e çmimeve të shumta dhe më e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”, ka vdekur në moshën 93 – vjeçe.

Familja e yllit të ndjerë njoftoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë për publikun.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, vdiq paqësisht nga shkaqe natyrore në New Rochelle, në moshën 93-vjeçare”, tha familja.

“Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar në mesin e janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të”, vazhdoi deklarata.

“Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”, u tha tutje.

Edhe djali i saj John Carlin i bëri homazhe nënës së tij dy pas vdekjes së saj në Instagram.

“Ajo vdiq paqësisht në shtëpinë e saj, një muaj e gjysmë para ditëlindjes së saj të 94-të”, shkroi ai krahas disa fotove të nënës së tij.

“Do të postoj më shumë së shpejti, por tani për tani dua vetëm të falënderoj për dhuratën e jashtëzakonshme të një artisti dhe qenie njerëzore që ishte Frances Sternhagen”, shtoi ai.

“Ajo ishte e dashur nga shumë njerëz. Jam shumë me fat që munda ta quaj nëna ime, shoqja ime, partnerja ime e këngës dhe kërcimit. Ne ishim bashkë javën e kaluar dhe folëm të hënën pasdite, thamë se sa shumë e donim dhe na mungonte njëri-tjetri”, shtoi tutje Carlin.

Carlin tregoi se ai planifikon t’i bëjë homazhe nënës duke performuar në Londër këtë fundjavë.

“Isha gati të hipja në një aeroplan për në Londër kur mora lajmin dhe jam atje tani”, tha ai.

“Vendosem për të performuar disa këngë të reja (njëra prej të cilave u frymëzua nga ajo) këtë fundjavë. Ajo gjithmonë inkurajoi shkrimin tim dhe kënaqej me këndimin tim”, shtoi ai.

Në televizion, Sternhagen ishte e njohur për rolet e saj të paharrueshme si matriarkë mbizotërues. Ajo luajti si gjyshja e Dr. Carter (Noah Wyle) në “ER” dhe nënës së Cliff (John Ratzenberger) Esther Clavin në “Cheers”, gjë që i dha dy nominimet e saj “Emmy”.

Ajo më vonë luajti si Bunny MacDougal, nënën mendjemprehtë të Trey (Kyle MacLachlan), në “Sex and the City”, për të cilën ajo mori një nominim të tretë “Emmy”.

Ajo mori gjithashtu rolin e nënës së Brenda Leigh Johnson (Kyra Sedgwick) në “The Closer”.

Për punën e saj në Broadway, Sternhagen mori dy çmime “Tony” për interpretimet e saj në “The Good Doctor” (1974) të Neil Simon dhe “The Heiress” të Augustus Goetz (1995).

Ajo ka lënë pas fëmijët Paul, Amanda, Toni, Sarah, Peter dhe John, si dhe nipërit dhe mbesat e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore