Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit, diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti


Këtë të enjte në ora 10:00 vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës e cila është ndërprerë të mërkurën.

Në këtë seancë pritet të disktuohet për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale (Trusti).

Të mërkurën, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i indinjuar me mos votimin e disa amendamenteve, në seancën plenare të së mërkurës, ka ndërprerë punimet e saj, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Nga seanca e ditës së mërkurë për shkak të mungesës së kuorumit nuk u shqyrtua asnjë pikë e rendit të ditës, me përjashtim të asaj për akcizën në produktet e duhanit.

Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati potencuar se që tërheqja e parave nga Trusti nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore