Lajme

Vazhdon ping-pongu i deklaratave për dialogun, Petkoviç i kundëpërgjigjet Kurtit: Kosova është ajo që duhet të ndryshojë pozicionin, jo Serbia


Petar Petkoviç dhe Albin Kurti

I vetmi që duhet të ndryshojë qëndrimin e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi, sipas të ashtuquajturit drejtor i zyrës së vetëquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, është, Albin Kurti.

“Kurti duhet të fillojë të përmbushë obligimet e marra nga dialogu”, ka thënë Petkoviç, kështu duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, i cili tha se Serbia është ajo që duhet të ndryshojë qëndrimin e saj dhe t’i japë fund dialogut.

Sipas Petkoviç, Beogradi ka qëndrimin e tij parimor karshi dialogut, i cili nënkupton kompromisin si të vetmin mekanizëm për zgjidhje të qëndrueshme.

“Kanë kaluar plotë 3 mijë e 322 ditë që kur Prishtina nuk e ka formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, as nuk i ka zbatuar marrëveshjet e tjera në fushën e energjisë, madje ajo refuzon t’i pranojë kërkesat e Beogradit për lejimin e kontrollimit të nëntë lokacioneve për varrezat masive në territorin e saj”, ka pretenduar Petkoviç.

Ndryshe, Kurti i pyetur nga gazetarët se a ka pasur biseda për çështjen e dialogut gjatë vizitës së tij disa javore në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ka deklaruar se qëndrimi dhe qëllimi i Kosovës në raport me bisedimet në Bruksel është i palëkundshëm.

“Beogradi, duhet të ndryshojë, dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje me qendër njohjen reciproke”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore