Jetesë & Stil

Vazhdon “beteja” virtuale mes Noizy-t dhe Don Xhonit


Dy rep artistët e famshëm shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy, kishin paralajmëruar koncertet e tyre brenda dy vendeve të ndryshme në të njëjtin qytet, atë të Ulqinit.

Por, për dallim nga Noizy, i cili mbajti koncertin e stërmbushur me njerëz, ku edhe krijoi një atmosferë mbresëlënëse, Don Xhoni nuk u shfaq fare atje.

Mungesën në koncertin e paralajmëruar për tu mbajtur në Ulqin, Don Xhon, e ka justifikuar se kishte të bëjë me një ngjarje të rëndë në familjen e tij, duke mos zbuluar më tepër detaje.

Fotografi e publikuar nga Don Xhoni në Instagram.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Don Xhoni.

Por, justifikimi i rep artistit nga Kosova, duket t’i është dukur qesharak rep artistit nga Shqipëri, pasi që ky i fundit ka hedhur kunja në drejtimit të Don Xhonit, me pretekstin se të gjithë ishin në koncertin e tij.

Fotografi e publikuar nga Noizy në Instagram.

“Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t, i cili u tregua akoma më i ashpër në deklaratat e tij të publikuara përmes disa imazheve në Instagram.

Fotografi e publikuar nga Don Xhoni në Instagram.

“I kena ndrru venet, është fakt se ti ke qenë një model suksesi, por sot ti je vetëm një person i vjetër që po lutet për pak vëmendje. Jam i zhgënjyer”,

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që këta dy rep artistë kanë zhvilluar betejë virtuale, pasi një raport jo i mirë mes tyre është vënë re që në fillimet e karrierës së Don Xhonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore