Shqipëria

Vatër e fuqishme zjarri në pikën e grumbullimit te ish-Metalurgjikut në Elbasan


Në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ka shpërthyer një vatër e fuqishme zjarri në një pikë të grumbullimit të skrapit

Re të mëdha tymi kanë mbuluar gjithë zonën.

Deri më tani dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.

Sakaq, makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme në njerëz.

Në këtë pike të grumbullimit edhe herë të tjera të skrapit ka pasur shpërthime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore