Lajme

Varianti Omicron 5 – Shumë raste simptomatike edhe tek të vaksinuarit


Me mbi 730 mijë raste pozitive (plus të gjithë të paregjistruarit) është e qartë se nënvariantet e reja Omicron, BA.4 dhe veçanërisht BA.5, po nxisin një qarkullim të qëndrueshëm të virusit.

Në Itali, 90% e personave mbi moshën 12 vjeç kanë përfunduar ciklin e vaksinimit dhe niveli i imunitetit të përhapur është i lartë, por pavarësisht kësaj rastet vazhdojnë të rriten.

Dhe në shumë raste infeksioni manifestohet me simptoma edhe tek ata që tashmë janë vaksinuar ose janë shëruar së fundmi.

“Faktorët e përfshirë janë të ndryshëm, por është e qartë se virusi ka pësuar mutacionin që e lejon atë t’i rezistojë vaksinave dhe të infektojë apo riinfektojë njerëz” thotë Massimo Galli, profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Milanos.

“Nuk mund të përjashtojmë që pas BA.5 të mbërrijnë variante të tjera edhe më të përhapura. Shpresojmë që virusi të humbasë gradualisht agresionin e tij, por edhe për këtë nuk kemi siguri absolute”, shtoi ai.

Departamenti i Shëndetësisë parashikon se prevalenca e BA.4/BA.5 në ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të rasteve, duke përfshirë riinfeksionet dhe shtrimet në spital.

“Kjo për shkak se ky variant ka një aftësi më të madhe se BA.2 për të shmangur imunitetin e siguruar nga vaksinimi dhe infeksioni i hershëm Covid-19.”

Nuk ka ende asnjë provë që nënvarianti të shkaktojë sëmundje të rëndë, por autoritetet po “monitorojnë nga afër situatën”.

Sipas profesorit pritet që korriku të jetë kulmi i Omicron 5, “por elementet në favorin tonë janë mbyllja e shkollave dhe mundësitë më të pakta për grumbullim në ambiente të mbyllura”.

Omicron 5 u vu re se po infekton edhe personat e vaksinuar kundër COVID-19, prandaj një dozë e katërt e vaksinës, u shpreh profesori, “mund të mos jetë e dobishme”.

“Por nëse mbërrijnë vaksina specifike kundër varianteve të reja (siç është paralajmëruar nga disa prodhues), hipoteza mund të marrë kuptim më shumë se një dozë e katërt. Unë sugjeroj vaksinim vjetor. Një produkt që është gjithmonë i përditësuar, siç është rasti me gripin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore