Varhelyi takon Krasniqin: Kosova duhet të përparojë në reforma

SHFLETO

Oliver Varhelyi dhe Elbert Krasniqi

 

Dreni Himbeqa
04.05.2022 18:28
Loading Icons...

Kosova sipas Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, duhet të përparojë në reforma në qeverisjen lokal.

Varhelyi, i cili është takuar me ministrin e administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, këtë të mërkurë, në bisedë e sipër kanë diskutuar edhe për rolin e komunave në zbatimin e planeve ekonomiko-investive të BE-së.

“Ndihmat e konsiderueshme janë në ardhje e sipër. Kosova duhet të përparojë në reforma”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin e tij social në Twitter.

Ndryshe një ditë më parë, Krasniqi ishte pritur në takim edhe nga Simon Mordue, Shef i Politikës së Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku me ç’rast kishin diskutuar për progresin dhe reformat në fushën e qeverisjes lokale.

“Po ashtu, është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri Krasniqi falënderoj Mordue dhe Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.