Shqipëria

VanHorn takon Ballën, diskutohen prioritetet legjislative


E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me ministrin e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ku ka diskutuar për prioritetet legjislative të vendit.

Përmes një publikimi të Ambasadës Amerikane në platformën X, bëhet me dije biseda e VanHorn me Ballën është përqendruar pikërisht tek adresimi i disa elementëve thelbësorë, për të garantuar transparencë.

“Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne po sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, shkruhet në publikim.

 

U.S. Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met with Minister of State for Relations with Parliament, Taulant Balla, to discuss Albania’s legislative priorities. By addressing these crucial areas together, we are ensuring transparency, accountability, better governance, and public… pic.twitter.com/cxRZoPERLY

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) August 23, 2024

Më herët, diplomatja amerikane zhvilloi edhe një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kjo, “për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë”, shkruan Ambasada në X.

“VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”.

VanHorn takim me Ramën, rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes

VanHorn, me marrjen e mandatit të saj, ka shprehur përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.

Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn shpreh interesin për të zbuluar dhe mësuar më shumë për Shqipërinë.

“Nga viti 2007 kur ju bashkova Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi”, u shpreh ajo.

VanHorn u shpreh e emocionuar që ndodhet në Shqipëri dhe që do të punojë për qëllimet e përbashkëta për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike”.

“Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, u shpreh VanHorn.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore