Van Bommel kryen gjashtë zëvendësime, Wolfsburg rrezikon eliminimin nga Kupa e Gjermanisë

SHFLETO
albanianpost
10.08.2021 10:09
Loading Icons...

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Gjermanisë, e zhvilluar mes Preussen Munster dhe Wolfsburg.

Trajneri i porsaardhur në stolin e Wolfsburg-ut, Mark Van Bommel, që në ndeshjen e parë ka bërë një gabim të pafalshëm dhe jo të zakonshëm, duke kryer gjashtë zëvendësime, pra një më shumë sesa lejon rregullorja.

Wolfsburg e fitoi ndeshjen me rezultat 1:3 pas vazhdimeve, por kualifikimi tutje në raundin e dytë vështirë se do të ndodhë, pasi me shumë mundësi “ujqërit” do të eliminohen nga Kupa pas gabimit fatal të trajnerit holandez.

Ish-futbollisti i Milan-it dhe Bayern-it, kreu tre zëvendësime në pjesën e dytë të lojës, ndërsa gjatë vazhdimeve ai bëri edhe tre të tilla.

Ky episod na kujton edhe atë që ndodhi rreth shtatë muaj më parë në Kupën e Italisë, në ndeshjen mes Romës dhe Spezias, kur trajneri Paulo Fonseca bëri gjashtë zëvendësime, gjë që i kushtoi ekipit të tij me eliminim.

E njëjta gjë nuk pritet të ndodhë edhe me Wolsburg-un, pasi që mediat gjermane kanë sulmuar ashpër holandezin për injorancën që tregoi duke thyer rregulloren.