Përballje

Valencia merr fitore të madhe ndaj Real Madrid-it


Valencia ka shënuar fitore të madhe në xhiron e 35-të në La Liga, duke e mposhtur Real Madrid-in me rezultat 1:0.

Kjo fitore ishte shumë e vlefshme nga ana e Valencia-s, duke qenë se me këto tre pikë, tashmë thuajse e kanë siguruar mbijetesën.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 33-të, kur shënoi sulmuesi i vendasve, Diego Lopez.

Deri në fund pati raste të shumta nga dyja skuadrat, por edhe momente tensioni në fushë, por gola më nuk pati.

Në fund të ndeshjes, ndodhi një përleshje fizike mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq.

Pas ndërprerjeve të shumta, ndeshja u shtua edhe për 16 minuta të tjerë, por pavarësisht kësaj rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Valencia tani ka 40 pikë në vendin e 13-të (pesë më shumë se zona e rënies), ndërsa Real Madrid-i tashmë është në pozitën e tretë me 71 pikë, një më pak se Atletico Madrid e vendit të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore