Shqipëria

Vaksinimi në Shqipëri, më shumë pro se kundër


Perceptimi publik, nga vox pop-i i realizuar nga Albanian Post, ishte pozitiv për kryerjen e vaksinave.

Një pjesë e vogël prej tyre ende nuk kishin besim për efektet anësore të vaksinës.

Në Shqipëri, me ardhjen e dozave të reja të vaksinave pritet që të plotësohet vaksinimi për të gjithë pjesëtarët e stafeve mjekësore, garantoi Kryeministri Edi Rama.

Mbas përfundimit të vaksinimit të të gjithë personelit mjekësor, fushata do vijojë me të moshuarit.

Kryeministri pohoi se brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i rreth 40 mijë dozave të reja.

Për shkak të kritereve të vendosura nga ministria, dhe mungesës së tregut të lirë të vaksinave, qytetarët mbeten në pritje të procesit të vaksinimit për popullatën e gjerë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore