Lajme

Vaksina hibride “Pfizer” për luftimin e variantit Omicron – nisin eksperimentet


Pfizer po bën gjithashtu hapa në zvogëlimin e aksesit në trajtimin e tij oral për COVID-19

Kompania “Pfizer Inc” po merr në konsideratë prodhimin e një vaksine hibride, duke kombinuar vaksinën e saj origjinale me formulën që mbron kundër variantit Omicron.

Qëllimi është i qartë: Formulimi i një vaksine hibrid, me një dozë specifike për variantin e ri të COVID-19.

Shefi ekzekutiv Albert Bourla, në Konferencën e Kujdesit Shëndetësor të JPMorgan, të hënën e 11 janarit tha se “Kërkimi ende vazhdon”.

Gjithashtu ai bëri me dije se “Pfizer do të jetë gati në mars për t’iu afruar rregullatorëve amerikanë për pastrimin e vaksinës së modifikuar dhe për ta nxjerrë në treg dhe se tashmë ka filluar prodhimin”.

Pfizer kishte thënë në fund të nëntorit, pak pasi varianti i ri u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut se ishte duke punuar në një vaksinë të pavarur specifike për Omicron.

Dozë vaksine Pfizer

Gjiganti i prodhimeve farmaceutike, me bazë në Nju Jork, dhe partneri gjerman BioNTech, po testojnë gjithashtu versione me doza më të larta të vaksinës së tyre.

Ai tregoi se vazhdon të ofrojë burime shtesë për njësinë e vaksinave të kompanisë dhe se synon ta çojë prodhimin e vaksinave me bazë ARN në dimensione të tjera.

“Është e qartë se (mRNA) është një teknologji shumë e fuqishme dhe ne thjesht po gërvishtim sipërfaqen e saj”, tha ai.

Të hënën, Pfizer njoftoi një trio marrëveshjesh për të ndërtuar ekskluzivitetin e saj të ri të kandidatëve të mRNA, për të goditur COVID-19, sëmundjet e rralla dhe kancerin.

Pfizer po bën gjithashtu hapa në trajtimin e tij oral për COVID-19, Paxlovid, në formën e pilulave.

“Brenda disa javësh, ne do ta kemi atë kudo”, përfundoi Bourla.

Marrë nga “Bloomberg”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore