Bota

Vaksina e dytë rrit stoqet globale


Lajmet pozitive në frontin e vaksinave COVID-19 kanë sjell të hënën një rritje të stoqeve globale nga Kina.

Të dhënat ekonomike kineze inkurajuan tregjet aziatike edhe pse ekonomia e saj vazhdon të qëndrojë e lëkundur nga efektet e COVID-19.

Future nga Dow Jones, S&P 500 dhe Nasdaq u rritën midis 0.5% dhe 0.9%. Shanghai Composite i Kinës u rrit 1,1%, Nikkei i Japonisë u rrit 2% dhe Hang Seng i Hong Kongut u rrit 0,8%.

BBVA e Spanjës ka vendosur të shesë asetet e saj amerikane të PNC Financial për gati 12 miliardë dollarë, një marrëveshje që ngriti aksionet e saj në Madrid deri në 15%.  Euro Stoxx 50 u rrit me 0.8% dhe DAX i Gjermanisë u rrit me 0.6%.

Optimizmi i përgjithshëm midis investitorëve ka ndikuar dhe në një rritje çmimeve të naftës, ku të ardhurat e naftës së papërpunuar të Brent-it u rritën me 1.7%, në 43.52 dollarë dhe West Texas Intermediate u rrit me 2%, në 40.94 dollarë.

Gjithsesi, duket se vazhdon të ketë pasiguri për mënyrën se si ekonomia do të rimëkëmbet, e cila u shpreh me rritjen më të ulët tek Ari, prej vetëm 1 mijë 890 dollarë për ons./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore