Familja

“Vajza ime 11-vjeçe është e vetmja në klasën e saj që nuk ka telefon”, thotë Pink


Prindërit në mbarë botën po vazhdojnë të përballen me këmbënguljen e fëmijëve për të poseduar telefonin e tyre personal celular apo pajisje të tjera dixhitale në një moshë të re.

E një problemi të tillë, duket të mos i ketë shpëtuar as këngëtarja Pink, e cila ka bërë të ditur qasjen konservatore ndaj fëmijëve të saj, kur në pyetje vihen situata të këtij lloji.

Vajza e yllit të hitit “Trustfall”, Willow i ka kërkuar këngëtares blerjen e një telefoni, me arsyetimin se e gjithë klasa e saj, tanimë kishin nën posedim një pajisje të tillë.

“Fëmijët e mi nuk kanë telefon, vajza ime 11-vjeçare është e vetmja në klasën e saj që nuk ka. Është e vështirë”, ka thënë Pink.

“Shumë miq kanë fëmijët e tyre në TikTok, unë jo. I thashë Willow ‘jo’, kjo thjesht nuk më lëviz. Nuk u përshtatet fëmijëve të mi. Dhe ti je fëmija im”, ka shtuar artistja.

Në këtë mënyrë, Pink beson se ajo po mbron Ëilloë nga efektet potencialisht të dëmshme të mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ajo ka zbuluar edhe metodën që ka zgjedhur për t’u siguruar mbi gjendjen e të bijës në çdo kohë – teksa ka bërë të ditur se i ka dhuruar një orë inteligjente, me të cilën ajo mund të kontaktojë nënën e saj nëse e lind nevoja.

“I thashë, nëse mund të më japësh informacion shkencor nga një burim i besueshëm se media sociale është e mirë për ty, atëherë unë do ta pranoj”, ka përfunduar Pink.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore