Utah është shteti i parë amerikan që kërkon pëlqimin e prindërve për të përdorur rrjetet sociale

Guvernatori Spencer Cox, i nënshkroi dy ligje të cilat kanë synim kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.
Duke u bërë kështu shteti i parë në SHBA që kërkon leje prindërore për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç.
Ky ligj ndalon përdorimin e platformave sociale sikur Instagram, TikTok dhe Facebook.
Ndikimi i mediave sociale tek fëmijët ka qenë objekt i një debati kombëtar në rritje në Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk jemi më të gatshëm të lejojmë që kompanitë e rrjeteve sociale të vazhdojnë të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë,” tha Cox, në Twitter.
Këto projektligje, të cilat kundërshtohen nga industria e teknologjisë, kërkojnë që të gjithë përdoruesit të dorëzojnë verifikimin e moshës përpara se të hapin një llogari.
Të miturit kenë nevojë për të marrë leje nga njëri prind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global”
-
Ish-portierët e Twitter-it në New York ngrenë padi për shkarkimet nga puna
-
Një avokat përballet me gjyq pas përdorimit të AI për kërkime ligjore
-
Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e AI