Lajme

Ushtria izraelite thotë se po vazhdon përgatitja për ofensivën tokësore


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se po vazhdojnë të përgatiten për ofensivën e pritshme tokësore në Rripin e Gazës me “plane për zgjerimin e luftimeve” të miratuara ditët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Times of Israel”.

Trupat “po kryejnë trajnime në përputhje me planet e miratuara operative”, thotë IDF-ja.

IDF-ja ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e Gazës ditët e fundit, përpara një inkursioni të madh tokësor për të cilin zyrtarët kanë thënë se do të fillojë “së shpejti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore