Kosova

Ushtarët kroatë e italianë patrulluan për 24 orë kufirin Kosovë – Serbi


Ushtarakët italianë dhe kroatë në kuadër të KFOR-it gjatë patrullimit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar të martën se ushtarakët italianë dhe kroatë në kuadër të KFOR-it kanë përfunduar operacionin e vëzhgimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë – patrullim ky i cili ka zgjatur për 24 orë.

“Personeli kroat dhe italian kryen një sërë aktivitetesh përgjatë kufirit. Operacioni i përmendur paraqiste vendosjen e një poste komanduese taktike”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i, javëve të fundit, ka rritur numrin e njoftimeve për monitorimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Së fundmi, më 24 gusht, KFOR-i njoftoi se ka kryer patrullime ajrore përgjatë kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ndërkaq më 20 gusht KFOR-i, njoftoi se ushtarakët e Aleancës kanë kryer patrullime përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, konkretisht në Komunën e Prishtinës, ku ndodhet edhe pikëkalimi kufitar në Mutivodë.

Gjithashtu më 17 gusht, KFOR-i, bëri të ditur se ushtarët bullgarë në kuadër të KFOR-it kanë kryer patrullime të rregullta në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu edhe ushtarët polakë në kuadër të KFOR-it, më 17 gusht, kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore