Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it do të kryejnë trajnim në Zubin Potok


KFOR.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët italianë të caktuar në kuadër të këtij misioni do të kryejnë trajnimin vjetor amfib në Liqenin e Ujmanit në komunën e Zubin-Potokut më 30 dhjetor.

“Aktiviteti stërvitor do të përfshijë ushtarë nga ushtria italiane dhe anije italiane me qëllim që të plotësojnë kërkesat e specifikuara të trajnimit të njësisë”, është thënë nga KFOR-i.

Më 4 shtator, misioni i KFOR-it, kishte bërë të ditur se do të zhvilloj stërvitje rutinore ushtarake në afër të Sharrit dhe pranë Manastirit të Deçanit.

Manastiri i Deçanit, përmes një komunikate për media kishte sqaruar se stërvitjet do të kryhen nga Komanda Rajonale shumëkombëshe Perëndimore.

Nga KFOR-i, është thënë se stërvitjet po kryhen për të ofruar përgjigje në kohë dhe të sigurt “sa herë që kërkohet”.

Edhe më 4 deri më 6 korrik, KFOR-i kishte kryer në tetë komuna stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore.

Sipas njoftimit për media, stërvitjet ishin nga kontingjenti shumëkombësh, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

Po ashtu theksohej se KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale.

“Ky mision shtoi se është i përqendruar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”.

KFOR-i është reaguesi i tretë për çështjet e sigurisë, pasi në rend të parë është Policia e Kosovës, pasur nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX).

Përveç këtyre detyrave, KFOR-i zhvillon edhe iniciativa për ngritjen e kapaciteteve me organizatat e sigurisë në Kosovë, siç është transferimi gradual i sigurisë për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore te Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore