Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke realizuar me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të së hënës.
Mehaj përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se rajoni ku po operojnë ushtarët e FSK-së është njëri ndër më të goditurit.
“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”.
“Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka shtuar se FSK-ja është angazhuar që nga orët e hershme të mëngjesit që të shpëtoj jetërat e njerëzve.
“Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar. Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha”, ka thënë Mehaj në një postim në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve.
Ndërsa Qeveria përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi.
Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi aktualisht është mbi 9 mijë.
Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në mesin e viktimave nuk ka asnjë shtetas të Kosovës.
Por, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familja nga Kosova.
Tërmeti që goditi Turqinë, kishte fuqi prej 7.8 shkallësh të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Njëri nga vendet që ka ofruar ndihmë për popullin e Turqisë është edhe Kosova.
Nga krerët institucionalë është thënë se Kosova ka gatishmëri që të ndihmojë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se ndihma do të ofrohet përmes dërgimit të trupave të Forcës së Sigurisë në Turqi, nga ana tjetër opozita ka kërkuar krijimin e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare.
Nga Turqia të hënën ishte thënë se afër 9 mijë persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin