Lajme

Ushqimet që duhen konsumuar për të parandaluar përkeqësimin e Parkinsonit


Në mbarë botën, afërsisht 10 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundja e Parkinsonit.

Incidenca rritet me moshën, por rreth 4 për qind e rasteve shfaqen para moshës 50 vjeçare.

Sëmundja është për shkak të depozitimit të një proteine ​​jonormale që dëmton neuronet e një zone në bazën e trurit të quajtur substantia nigra, shoqëruar me neuroinflamacion.

Shfaqet me dridhje, ngurtësi muskulore dhe lëvizje të ngadalta, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe mund të përparojnë duke prekur korteksin cerebral dhe të shkaktojnë demencë.

Edhe pse dihet pak për shkaqet, mund të bëhet shumë për të parandaluar sëmundjen dhe përkeqësimin e saj.

Një rishikim sistematik i 64 studimeve ka zbuluar se dieta mesdhetare është e lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjes së Parkinsonit, ndërsa dieta perëndimore me pak fibra jep një rrezik më të madh dhe shkakton një përkeqësim të simptomave.

Studimi ka ndjekur 706 pjesëmarrës, të moshës 69-97 vjeç pa shenja të sëmundjes gjatë rekrutimit, për 4.6 vjet, duke dokumentuar një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit.

Po ashtu është vënë re një përparim më i ngadaltë i simptomave tek ata që kishte një stil të të ushqyerit që ishte afër dietës tradicionale mesdhetare, veçanërisht nëse ishte e pasur me perime dhe fruta.

Sakaq, fermerët e ekspozuar ndaj pesticideve sëmuren më shumë. Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje profesionale e punëtorëve të serrave.

Studime të shumta zbulojnë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit tek ata që konsumojnë produkte të qumështit.

Supozohet se produktet e qumështit reduktojnë përqendrimin plazmatik të acidit urik, i cili është mbrojtës për shkak të fuqisë së tij antioksiduese.

Produktet e qumështit do të pengonin përthithjen e dopaminës në zorrë.

Ndërkaq, diabeti dhe sheqeri i lartë në gjak shoqërohen me rrezik të shtuar të Parkinsonit, i cili konsiderohet një lloj diabeti i tipit III.

Gjithnjë e më shumë studime sugjerojnë se agjërimi me ndërprerje, i cili përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ngadalëson përparimin e sëmundjes.

Po ashtu duhen shmangur ëmbëlsuesit artificialë.

Gjithashtu ushqimet e konservuara pasi ato shoqërohen me disbiozë të zorrëve dhe një gjendje inflamatore kronike që mund të favorizojë sëmundje neurodegjenerative, edhe për shkak të pranisë së aditivëve.

Prania e niveleve të larta të glutamatit në ushqime mund të dëmtojë qelizat nervore.

Kafeja dhe konsumimi i alkoolit shoqërohen me një rrezik të reduktuar për t’u sëmurur. Tymi i duhanit gjithashtu mbron, por nuk është një arsye e mirë për të pirë duhan.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore