Muzikë

Usher publikon prurjen e re muzikore, pjesë e video klipit edhe Keke Palmer


Aktorja amerikane, Keke Palmer po vazhdon të argëtohet në cilësinë e fanses së artistit të famshëm, Usher.

Disa javë pas bisedës me këngëtarin R&B në një nga koncertet e tij në Las Vegas, Palmer është shfaqur në videon e Usher për këngën e tij të re, “Boyfriend”.

“Dikush tha se i dashuri yt po më kërkon mua”, këndon Usher në një pjesë të këngës.

Aktorja e “No” kishte marrë pjesë në koncertin e Usher në muajin korrik. Ajo u përzgjodh nga këngëtari – siç bën shpesh ai gjatë performancave të tij – dhe të dy ndanë një kërcim për publikun.

Partneri i Palmer, Darius Jackson reagoi i revoltuar dhe shumë kritik ndaj ish partneres së tij, për paraqitjen e saj në skenë bashkë me Usher.

Ai i rikujtoi Palmer se ajo është nënë, derisa e kritikoi atë për stilin e veshjes.

“Është veshja e… ti je nënë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Të dy kanë së bashku një djalë të vogël.

“Ne jetojmë në një brez ku një burrë i familjes nuk do që gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij të bëjnë shfaqje për të kënaqur të tjerët dhe atij i thuhet se sa urrejtës është. Kjo është familja ime dhe përfaqësia ime. Unë kam standarde dhe morale për atë që besoj”, pati reaguar ai tutje.

Por, me sa duket, pasi historia u bë virale, Usher e ka shfrytëzuar situatën për të marrë edhe më shumë vëmendje në prurjen e re artistike, duke xhiruar skena me Palmer.

“E humba koncertin, jam shumë e lodhur dhe jam nënë”, thotë Palmer në fund të këngës së Usher.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore