Stil

Usher, i përzgjedhuri i Kim Kardashian për kampanjën e re të të brendshmeve nga “SKIMS”


Manjati i modës, Kim Kardashian i ka bërë thirrje këngëtarit Usher që të jetë fytyra e kampanjës së saj të fundit të të brendshmeve për meshkuj të markës “SKIMS”.

Këngëtari 45-vjeç i zhanrit ‘R&B’ u zhvesh në një seri imazhesh të reja për markën, si dhe një reklamë shtesë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Usher – “SKIMS”.

Krijuesi i hitit të “U Got It Bad” tregoi barkun e tij të gdhendur dhe krahët e fortë teksa modelonte brendshme të shkurtra boksieri dhe bluza të ndryshme.

Kardashian, 43 vjeeç, ndau fotot në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron hiç ,më pak se 364 milionë ndjekës.

Në mbishkrimin e saj, ajo shkroi, ‘Usher, në shtresat tona bazë më të kërkuar, të brendshmet e reja për meshkuj ‘SKIMS’”.

Gjithsesi, Usher, emri i plotë i të cilit është Usher Raymond, do të publikojë albumin e tij të ri “Coming Home” më 9 shkurt të këtij muaji.

Ai foli për prurjen e re të ardhshme teksa tha se “frymëzimi i këtij albumi të ri, ka bëjë me romancën”.

“Ka të bëjë me dashurinë, lumturinë. Merret me gëzimin. Është një histori dashurie por romantike”, tha ai.

Gjithashtu, Usher u zbulua si artisti i këtij viti për “Super Bowl Halftime Show” në shtator të vitit që lamë pas.

“Është një nder i jetës të kontrollosh një paraqitje në ‘Super Bowl’. Nuk mund të pres t’i sjell botës një shfaqje të tillë, ndryshe nga çdo gjë tjetër që kanë parë më parë nga unë”, tha Usher në një deklaratë në atë kohë.

Usher premton të sjellë hitet e tij më të mëdha në skenë në Allegiant Stadium në Las Vegas gjatë natës më të madhe të futbollit më 11 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore