Film

Usher është rrugës për të sjellë muzikën e tij në ekran përmes një seriali dramatik


Pas një shfaqjeje karizmatike të pjesës së parë të “Super Bowl 2024”,  Usher tani po sjell muzikën e tij në edhe në ekran.

Tetë herë fituesi i çmimeve “Grammy” ka bashkëpunuar me UCP, një divizion i Universal Studio Group, për të zhvilluar një serial të ri të zhanrit dramë, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Producentët ekzekutivë janë Selwyn Seyfu Hinds, Katie Zucker (Mad Massive Entertainment) dhe Kenny Meiselas (KMei Productions).

“Katalogu im 30-vjeçar ka rezonuar me kaq shumë njerëz, pavarësisht se ku ishin në jetën e tyre”, tha Usher në një deklaratë.

“Jam i lumtur që punoj me UCP për të sjellë muzikën në jetë. Shpresoj që seriali të rezonojë me ju ashtu siç vazhdon të rezonojë muzika ime”, ka shtuar ai.

Sipas hyrjes zyrtare, drama ka të bëjë me “dashurinë e zezë në Atlanta dhe individët që kërkojnë të gjejnë një vend për ta quajtur shtëpi. Seriali do të eksplorojë muzikën, stilin, seksin, romancën dhe sekretet që kërcënojnë të prishin marrëdhëniet”.

Edhe pse është shumë herët për të konfirmuar, ekziston mundësia që artisti të shfaqet edhe vet në serial.

Usher ka luajtur në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të mund të shfaqet në projekt – nëse do të pushojë nga turneu.

Këngëtari së fundmi përfundoi “My Way: The Las Vegas Residency” dhe filloi turneun e tij të ardhshëm në 24 qytete, “Past Present Future” më 20 gusht në Uashington, DC. Turneu, i cili përfshin ndalesa në Atlanta, Miami, Nju Jork, Los Anxhelos dhe Çikago, dhe do të përfundojë më 29 tetor të këtij viti.

Ai publikoi albumin e tij të nëntë, “Coming Home”, në fillim të këtij muaji.

Përndryshe, Usher dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Jennifer Goicoechea tanimë janë çift zyrtarisht i martuar.

Të dy u martuan në Las Vegas më 11 shkurt, pasi Usher dhuroi një super performancë në “Super Bowl 2024”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Ceremonia intime me 30 persona u zhvillua në ‘Vegas Weddings’ Terrace Gazebo, me nënën e Usher, Jonnetta Patton, që shërbente si dëshmitare.

“Ne mund të konfirmojmë se Usher dhe Jennifer Goicoechea hodhën hapin tjetër në marrëdhënien e tyre dhe u martuan të dielën në mbrëmje në Las Vegas të rrethuar nga miq të ngushtë dhe familjarë”, tha një përfaqësues i këngëtarit për CNN në një deklaratë.

“Ata të dy presin me padurim të vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre së bashku të rrethuar nga dashuria dhe falënderojnë të gjithë për urimet e mira”, u tha tutje në deklaratë

Çifti ka një vajzë Sovereign Bo, e lindur në vitin 2020 dhe një djalë, Sire Castrello, i lindur në vitin 2021.

Brenda dasmës së Usher me Jennifer Goicoechea – ceremoni e zhvilluar pas “Super Bowl 2024”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore