Kosova

Urdhër-arresti për Putin’in – “Dhuratë e madhe për Kosovën në dialog”


Ilustrim, Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin me pretendimin se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Për ish-ambasadorin e Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, lëshimi i fletë-arrestit për Putinin nga Gjykata Kriminale Penale, i cili koincidoi me fillimin e takimit të Ohrit, është një dhuratë e madhe për Kosovën dhe rajonin, pasi kjo ia kufizon shumë hapësirën manovruese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në procesin e dialogut.

Megjithatë, sipas diplomatit Kosovar, ky lëshim i flet-arrestit nuk duhet të interpretohet assesi si mundësi e zgjerimit të hapësirës manovruese të Kosovë.

“Tani, janë krijuar rrethana ndërkombëtare të reja, të papara ndonjëherë pas Luftës se Ftohet, kur të dyja vendet pothuajse në tërësi janë vetëm në duart e perëndimit, dhe ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Peci në rrjetin e tij social në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore