Lajme

UP e mbushur mbeturina – punëtorëve teknikë s’po ua rrisin pagat e s’po ua vazhdojnë kontratat


Stafi teknik dhe ai i sigurimit fizik të Universitet të Prishtinës qe katër javë janë futur në grevë për shkak të pakënaqësive të tyre me pagat e ulëta.

Përveç pagës së ulët, punëtorët teknikë thonë se nuk kanë as kontrata të rregullta pune.

Ndërsa në shenjë solidarizimi me punëtorët teknik Këshilli i studentëve në e Fakultetin Filozofik e kanë bojkotuar procesin mësimor ditën e hënë.

Punëtorët teknikë, përveç nga organizatat studentore janë përkrahur edhe nga organizatat jo qeveritare që e monitorojnë arsimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore