Euro 2020

United “shënjestron” yllin e Gjermanisë


Manchester United-i ka “shënjestruar” yllin e Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich-ut, Leon Goretzka-n, si përforcimin e duhur në mesfushë.

“Bild” raporton mbi interesimin e United-it për Goretzka-n. 26-vjeçari është nën kontratë me Bayern-in deri në vitin 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.

Në prill, lojtari dhe Bayern-i ishin pranë rinovimit, por palët nuk kanë gjetur dakortësinë.

Ai shënoi tetë gola dhe dhuroi nëntë asiste në 32 ndeshjet që u aktivizua në sezonin që lam pas.

Përveç,Manchester United-it, për Goretzka-n interesohen edhe dy gjigantët spanjollë: Real Madrid-i dhe Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore