Përballje

Union Berlin fiton në frymën e fundit, për të qëndruar në krye të Bundesligës


Ndeshja e parë e së dielës në Bundesligë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Klubi i kryeqytetit shënuan në momentin e fundit të ndeshjes, për të qëndruar në krye të Bundesligës.

Union Berlin shënuan në monutën e 29-të, me anë të Becker, por goli u anulua për një prekje me dorë.

Për epërsinë e parë të ndeshjes, u përkujdes Elvedi, i cili shënoi në anët e Borussia Monchengladbach.

Në pjesën e dytë, Behrens shënoi për të barazuar rezultatin në minutën e 79-të.

Pas shtatë minutave, Union Berlin shënuan përsëri, por rezultoi që ishte pozicion jashtë loje.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 97-të, pas një krosimi të Leweling, Doekhi shënoi me kokë, për t’i dhënë kreun në Bundesliga, Union Berlin-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore