Unikkatil sjell projektin më të ri muzikor

SHFLETO

Unikkatil

 

Qëndresa Sokoli
05.05.2022 23:39
Loading Icons...

Rep-artisti i njohur Unikkatil, gjatë ditës së enjte ka publikuar projektin më të fundit muzikor.

Pas një pauze të gjatë, ai është rikthyer me këngën e cila mban titullin “Po eci”, producent i së cilës ishte vetë ai në bashkëpunim me Miles.

Kujtojmë që Unikkatil emri i vërtet i të cilit është Viktor Paloka, karrierën e tij e ka filluar qysh në vitet e 90′, duke prodhuar hite dhe duke shkruar historinë e kësaj rryme të muzikës për shqiptarët.

Themeluesi i grupit “The Bloody Alboz” debutimin e tij e bëri me publikimin e këngëve “Demokraci” dhe “Ta zhdukim policinë”, saktësisht, në vitin 1992, megjithatë ishte albumi “Shihemi n’përkujtime”, ai që shërbej si një pasaportë duke i hapur dyert e suksesit për Unikkatil.

Unikkatil

Në repertuarin e tij numëron shumë hite të tilla si: “Kaj”, “Vetëbesim”, “Kanuni i Katilit”, por asnjëra nga to nuk janë të vizuelizuara me klipe, çka e bën Unikkatilin akoma më të veçantë.

Koncerti i tij i mbajtur në vitin 2012 në stadiumin e Prishtinës, grumbulloj hiç më pak se 25 mijë të pranishëm. Ai u vlerësua nga shkrimtari shqiptar i njohur ndërkombëtarisht Ismail Kadare si një “frymëzim për shqiptarët në mbarë botën”.

Megjithëse njihet për një jetë mjaft të rezervuar, madje edhe në rrjete sociale nuk shfaqet shumë, ai përmes këtyre të fundit ka paralajmëruar se do të vazhdoj të sjellë këngë të reja.

Unikkatil deri më tani ka publikuar pesë albume, ku më i fundit është ai i vitit 2007, “Kanuni i Katilit”.