Unikkatil jep shenja jete në rrjete sociale

SHFLETO
Labinot Nimani
02.05.2021 11:18
Loading Icons...

Unikkatil është një ndër rep artistët më të famshëm shqiptarë që ishte ndër të parët që bëri revolucion në muzikën shqiptare duke sjellë zhanrin rep.

Ai njihet për një jetë private të rezervuar, ndërsa edhe në rrjete sociale poston shumë rrallë. Madje, Unikkatil nuk ka postuar që nga muaji prill i vitit 2020.

Por, një storie në instagram e ka rikthyer në mediat sociale, rep artistin e famshëm nga Prishtina, teksa ai ka uruar vëllain e tij për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen për të parin dhe të vetmin vëlla”, ka mbishkruar Unikkatil.

Ndryshe, Viktor Paloka i njohur me emrin skenik si – Unikkatil, karrierën e tij e ka filluar duke incizuar këngë qysh në vitet e 90-ta dhe ka vazhduar t’i publikojë ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe themeloi grupin e tij “The Bloody Alboz”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Shqipet e Përgjakshme”.

Në repertuarin e tij numëron shumë hite të tilla si; “Shota”,  “Arsyetimi jem”, “Ni milion rrugë”, por asnjëra nga to nuk janë të vizuelizuara me klipe, çka e bën Unikkatil akoma më të veçantë.

Unikkatil, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. “Kanuni i Katilit”, ishte albumi i fundit i lansuar nga ai, 14 vjet më parë.