Shëndet

“Unë, Federico dhe autizmi. Për të kuptuar djalin tim, hyra në botën e tij”


Federico i vogël, i cili ishte dy vjeç, kishte filluar të tregonte një regres të qartë në aftësinë e tij për të menaxhuar situatat dhe marrëdhëniet.

Si të gjitha familjet që hyjnë në përvojën e autizmit, filluam të shqetësoheshin, fillimisht te pediatri, më pas me vëzhgimet periodike në ASL dhe në fund në departamentin e Neuropsikiatrisë së Fëmijëve të Poliklinikës, ku Federico u diagnostikua me Çrregullime të Përgjithshme Zhvillimore.

Një nga diagnozat që hyjnë në spektrin e autizmit.

Ata që projektohen në realitetin e autizmit, nuk kanë kohë as të dëshpërohen sepse teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh, hidhen në një karusel analizash klinike, kontrollesh mjekësore dhe procedurash burokratike.

I ati i tij, kur doli nga kjo fazë, zhvilloi strategjinë e tyre për t’iu përgjigjur problemit.

“Mos u shqetëso, edhe sikur të kishe lindur ndryshe nga ne, neurodivers, tani me terapitë do të mësojmë të sillesh dhe të jetosh si ne”.

Terapitë që djali i tij ndoqi, i konceptoi si një proces stërvitor drejt normalitetit.

Për të, Federico ishte si ata italianët që nëse mësojnë të flasin mirë anglisht, mund të jetojnë e punojnë në Londër, “sikur” të jenë anglezë.

Strategjia ishte ta stërviste me terapi për ta bërë “sikur” të ishte normal.

Por sa më shumë vazhdonte ta arsyetonte kështu, aq më keq bëheshin gjërat sepse Federico nuk ndihej i pranuar në diversitetin e tij.

Kur ai ishte 14 vjeç, Federico kishte një sulm zemërimi dhe duhej të ndërhynin për ta mbajtur dhe për ta parandaluar që të lëndohej.

Ishte një tronditje e madhe.

U dukej sikur e kishin përdorur forcën e tyre kundër forcës së djalit, qoftë edhe vetëm për ta mbajtur atë.

Problemi i autizmit nuk kishte zgjidhje për ta në atë moment, por dhimbja i bëri të hidhem në një nivel tjetër.

I ati e çoi Federicon para kompjuterit që ishte mënyra e tyre e komunikimit dhe i shkroi menjëherë: “E kuptoj që nuk do të bëhesh kurrë si unë. Meqenëse nuk dua të të humb, sepse je djali im, do ti të më mëson të bëhem si ti?”.

E ktheu përmbys logjikën e stërvitjes.

Tani ishte ai që dëshironte të stërvitej nga Federico për t’u bërë “sikur” të ishte autik dhe të ishte me të në botën e tij.

Federico u gëzua shumë me propozimin dhe me shkrimin.

“Sigurisht babi, mund të të mësoj”, u përgjigj.

Kështu nisi një periudhë shumë e bukur.

Ai nuk mund të bëhej autik sepse truri nuk funksiononte në modalitetin autik, por Federico filloi një kurs trajnimi për të në mënyrën e tij të jetesës autike.

Eksperienca e parë ishin shëtitjet autike që nënkuptonin të ecje me orë të tëra, shpesh në pyll, krah për krah pa thënë asnjë fjalë.

Në fillim ishte ankthi për shkak të heshtjes së detyruar, por më pas u kuptua diçka shumë e rëndësishme, që nuk ishte e vërtetë që Federico nuk komunikonte.

Nuk komunikonte verbalisht me zë, por mund të komunikonte dhe ishte shumë mirë, me komunikimin jo-verbal.

Më pas u zbulua se shumë lëvizje të vogla të trupit dhe fytyrës së Federicos në të vërtetë komunikonin të gjitha emocionet dhe gjendjet shpirtërore të mundshme për një qenie njerëzore.

Po ashtu i ati kuptoi se trupi i tij po bënte të njëjtën gjë. Kishte hyrë në mënyrën e komunikimit autik jo-verbal.

Për shembull, të shkosh për një darkë, me Federicon do të thotë të shkosh gjithmonë në të njëjtin restorant, gjithmonë të ulesh në të njëjtën tryezë, gjithmonë të porositen të njëjtat gjëra dhe gjithmonë të paguhet e njëjta faturë.

Pas një faze të çuditshme të gjësë, nisi të kuptonte se në botën kaotike në të cilën jetojmë në qytetet e mëdha, përsëritja e asaj që tashmë dihet është vërtet një pushim relaksues.

Në moshën 16 vjeçare të Federicos, filloi një fazë e re kur ai shkroi: “Meqë jam i aftë ndryshe, atëherë do të duhet të jem ndryshe i lumtur”.

Kjo fjali pati një efekt të fortë e të shëndetshëm.

Në shoqërinë e familjes, ata bëjmë shumë gjëra për njerëzit që kanë kufizime të autonomisë, siç janë njerëzit autikë, por kjo është si të lustrohet diçka që më pas mbetet e trishtë sipas tyre.

Kjo sepse, siç dëgjohet shpesh, “ai është autik dhe nuk mund të jetë kurrë i lumtur”.

“Ka një pjesë të së vërtetës në këtë fjali që e bën gënjeshtrën më efektive. Pjesa e së vërtetës është se djali im Federico, i cili është autik, nuk mund të shkojë në qendrën tregtare kur është më kaotike, ai nuk mund të drejtojë një makinë, ai nuk e di se si udhëtohet vetëm. Por nëse ai nuk mund të jetë i lumtur si ne të vetëshpallurit normalë, ai mund të jetë i lumtur në rrugën e tij”.

“Mund të bëhet i lumtur ndryshe. Ndryshe i lumtur është çlirimi nga një jetë e dënuar me trishtim për shkak të autizmit”.

Tani, kapitulli tjetër.

Ata panë që Federico shkruan mirë dhe shkruan gjëra të thella.

I thanë se ai duhet të shkruante një libër.

“Kjo do të ishte e mrekullueshme”, u përgjigj ai.

Ndërkohë e gjithë bota ishte kundër tyre, sepse dogma ishte se autikët nuk mund të shkruajnë libra.

Por Federico ka shkruar tre libra, ka shitur 14 mijë e 280 kopje, shkruan për gazeta të ndryshme, më e famshmja prej të cilave është La Repubblica.

Po ashtu udhëton nëpër Itali për të përhapur fjalën e tij të lumturisë ndryshe mes studentëve, mësuesve dhe familjeve me anëtarë me autizëm.

“Të kesh një djalë autik, duke e ndihmuar atë të rritet në të tridhjetat, ishte sigurisht një përvojë e vështirë për mua dhe kishte shumë probleme. Por tani që ai ka filluar të eksperimentojë me jetën e tij të pavarur me fëmijë të tjerë të veçantë si ai, tani që jam afër pensionit që do të na japë shumë më tepër kohë për të bërë gjëra të bukura dhe me shpresë të dobishme së bashku, besoj se mund të them diçka të fortë: Jam i lumtur që kam një djalë autik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore