“Ulqini, shtëpi e dytë për kosovarët”, Osmani uron kryetarin e ri Genci Nimanbegun

SHFLETO
Valon Rashiti
22.06.2024 10:29
Loading Icons...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegun.

“Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”, shkroi Osmani në Facebook.

“Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, shtoi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte uruar Nimanbegun pasi ky i fundit ishte zgjedhur i pari i Ulqinit.

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror”, pati shkruar Kurti në Facebook.

Kreu i Qeverisë kishte theksuar se Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi dhes e ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme.

Ndryshe, në këtë pozitë, Nimabegu u zgjodh gjatë muajit maj pasi që paraprakisht u shkarkua nga këshilltarët komunalë të kësaj komune.