Janë mbyllur zyrtarisht Lojërat Olimpike Paris 2024, me një ceremoni të karakterizuar nga misticiteti, magjia olimpike, por edhe nga spektakli dhe festa e madhe njerëzore që kërkojnë të përçojnë ngjarje të tilla.
Një organizim, i cili pa fikjen e kazanit olimpik parizien, por jo dritën e çmuar të sportit dhe frymës së garës.
Ishte Leon Marchand, kampioni i katërfishtë i notit dhe atleti më i titulluar në këto lojëra, me katër të arta dhe një bronz, ai i cili tejçoi grahmën e fundit të flakës pariziene, për ta drejtuar atë sërish në rrugëtimin drejt Greqisë, ku e ka edhe origjinën.
Parakalimi i bukur i ekipeve medaliste pasoi në një ceremoni të gjatë të zhvilluar në Stade de France, teksa spektakli ende duhet të vinte.
Por, fillimisht, u bë edhe kurorëzimi i Sifan Hassan, kampiones olimpike në maratonën e femrave, e cila gëzoi kështu edhe medaljen e fundit të artë në Paris.
Vendi iu la mandej misticitetit, një bote të errët të krijuar nga organizatorët, drejt një ndriçimi shoqëror dhe shpirtëror të njeriut, deri në ngritjen e rrathëve olimpike në qiellin e hapur brenda stadiumit.
E më tej, festa zbriti në fushë, me muzikë të përzgjedhur nga grupi Phoenix, me ndihmë nga Kavinsky, e deri te Ezra Koenig.
Thjesht përmendja e emrit të Léon Marchand nga Tony Estanguet, kreu i Komitetit Olimpik francez, ishte e mjaftueshme për të nxitur edhe një herë turmën vendase të stadiumit në një brohorimë të jashtëzakoshme.
“Kemi thyer ndër shumë rekorde, edhe atë të propozimeve të dashurisë”, thotë ai me shaka, por me vërtetësi, për qytetin e dashurisë, Parisin.
Radhën e ka Los Angeles. Do të duhen katër vjet për të shkuar deri atje sërish dhe për të rikthyer ethet dhe emocionet e Lojërave Olimpike.
Por, a nuk është pikërisht kjo pjesa më e bukur? Pritja për një ngjarje kaq madhështore, e cila vjen avash dhe ikën kaq shpejt, si 19 ditët që u zhdukën në një të pulitur të syve në Paris, por që lanë pas kaq emocione dhe kujtime për gjithë njerëzimin.
Au revoir Paris. See you LA.
Amerika i merr Kinës vendin e parë për medalje, në frymën e fundit Olimpike
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpërblimi bujar i medalistëve shqiptarë
-
Manastirliu pret ekipin olimpik shqiptar: Ngjarje historike, ngritët lartë flamurin kombëtar
-
Të akuzuar nga Imane Khelif për bullizëm kibernetik, Elon Musk dhe J.K Rowling rrezikojnë burg dhe gjobë të majme
-
Një sport historik mund të mungojë në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’